Një 44-vjeçar në Shijak është arrestuar nga policia pasi u kap duke poseduar lëndë eksplozive të cilat do t’i shiste.
I arrestuari me iniciale F.D. u kap në stacion sapo zbriti nga autobusi.
Në çantën e shpinës ju gjetën 5 kallëpe eksplozivi C4 dhe 5 kapsolla detonatore.
Policia e Durrësit dyshon se 44-vjeçari kishte dalë për të shitur lëndën eksplozive.
Ndërkohë, policia bën me dije se po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit F. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.