Aktualitet Artan Hoxha nxjerr videon e Manecit me Avdylin: Flitet për një gjobë...

Artan Hoxha nxjerr videon e Manecit me Avdylin: Flitet për një gjobë 500 mijë euro

Gazetari Artan Hoxha ka risjellë një video që tregon Arben Mërkurin (Maneci) që sot është i vrarë, krah Astrit Avdylaj, një person që ka dalë dhe në dosjen 339 për blerje votash për Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2017.

Hoxha tha se në pamjet që ka publikuar Mërkuri dhe Avdyli kanë ardhur të takojnë nënën e një djali që i është vendosur 500 mijë euro gjobë, të cilën s’e ka paguar.

Hoxha thotë se këto pjesë të ngjarjes kanë dalë dhe në përgjimet e dosjes 339, por që bisedat janë prerë. Ai tha se nëse kjo ngjarje që ka arritur edhe në duart e policisë do të ishte hetuar, sot Mërkuri do të ishte gjallë.

“Ky këtu është Arben Mërkuri (Maneci). Ky këtu është Astrit Avdylaj. Kjo ngjarje këtu është para se të bëheshin arrestmet e dosjes 339. Në këtë ngjarje ka pasur një denoncim. Këtu shihet një grua, ajo ka një djalë, djalit të saj i kanë vënë një gjobë 500 mijë euro. Ai ka paguar vetëm 240 mijë dhe pjesën tjetër s’e ka dhënë akoma.

Po e them që të hetohet. Gjoba nuk i është vënë nga këta persona që duken në video. Këta hanë hyrë ndërmjetës, kanë ardhur tek nëna e tij sepse djali vetë ka ikur. Më pas erdhën arrestimet, aty ka pasur përgjime që tregonin edhe për blerjen e anti-tankeve. Por, këto përgjime janë grisur. Dhe kanë lidhje me ngjarjet e ndodhura njëra pas tjetrës sepse situata ka vazhduar deri sot”, tha Hoxha.