Extra “Mediokriteti vret më shumë sesa injoranca”, Arjan Konomi kritikon ashpër dy opinionistët...

“Mediokriteti vret më shumë sesa injoranca”, Arjan Konomi kritikon ashpër dy opinionistët e “BBV”

Arjan Konomi ka komentuar sjelljen e opinionistëve të “Big Brother VIP Albania”, përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij në Instagram, me mbishkrimin: “Mediokriteti vret më shumë sesa injoranca”.

Në video, Arjani s’i kurseu fare kritikat dhe u shpreh:

“Tungjatjeta të dashur miq! Pashë sot spektaklin e “Big Brother” në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve që pashë në rrjetet sociale dhe në të vërtetë, nuk mund t’i rezistoja dot tundimit për të bërë një koment, pavarësisht se gjithmonë i kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve, në lidhje me formate të ndryshme televizive, në spektakle, apo me çdo gjë tjetër. Por kësaj radhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, shumë të hidhur prej sjelljes së opinionistëve gjatë spektaklit”.

Ai vijoi:

“Nuk ka lidhje nëse jam dakord me mendimin e tyre apo jam kundër. Është mendimi i tyre dhe duhet respektuar, por qasja që ata bëjnë si opinionistë është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk në të cilin janë ulur. Tek i dëgjoja, m’u duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie. Japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë, e debatojnë, në mënyrën më vulgare në një spektakël mbrëmjeje. Imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha ai.

Edhe më parë, Arjani ka bërë një postim, në të cilin u pretendua se ishte ironi për Zhaklinën dhe Arbrin. Në mbishkrim shkruhej:

“15 vite më parë!!! Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht! Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”