Aktualitet Tentoi të vrasë me thikë një person pas sherrit, arrestohet pas dy...

Tentoi të vrasë me thikë një person pas sherrit, arrestohet pas dy vitesh në kërkim 20-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 20-vjeçar të shpallur në kërkim që prej vitit 2020, kur tentoi të vrasë me thikë një tjetër shtetas, pas një sherri mes tyre.

Ndërkohë, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohet se kanë ndihmuar autorin e plagosjes që të fshihet.

Kështu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Expose”, u lokalizua dhe u kap shtetasi M. B., 20 vjeç, banues në Sarandë. 20-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

“Më datë 10.01.2020, në lagjen nr.4, Sarandë, shtetasi M. B. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin R. A., të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda. Në kuadër të këtij operacioni, së bashku me shtetasin M. B. janë arrestuar edhe shtetasit I. H., 26 vjeç dhe M. B., 19 vjeç, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin që të fshihej. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Sarandës.