Aktualitet U kishte gjetur “çelësin” banesave të Durrësit, kapet superhajduti

U kishte gjetur “çelësin” banesave të Durrësit, kapet superhajduti

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili ishte shndërruar në tmerrin e banorëve të qytetit bregdetar, për vjedhjet e njëpasnjëshme që kishte kryer.

Pas denoncimeve të marra nga qytetarët për vjedhje në disa banesa, është organizuar operacioni “Çelësi”, në fund të të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasit Oliv Tusha.

Ky shtetas dyshohet për 8 vjedhje dhe për 6 tentativa, në banesa të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Gjatë kontrollit që u ushtrua në banesën e 32-vjeçarit, policia sekuestroi disa çelësa dhe mjete të tjera që i shërbenin Tushës për të kryer vjedhjet, si dhe 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të vjedhura.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.