Aktualitet SHBA kërkoi hetim, AMP kallëzon në prokurori rrjedhjen e të dhënave të...

SHBA kërkoi hetim, AMP kallëzon në prokurori rrjedhjen e të dhënave të TIMS

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS.

“Kallëzimi i AMP vjen pak ditë pasi ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDoeell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë“, thekson AMP-ja