Aktualitet Aksidenti në rrugën Lezhë-Laç, ndërron jetë shoferi francez. Arrestohet 23-vjeçari

Aksidenti në rrugën Lezhë-Laç, ndërron jetë shoferi francez. Arrestohet 23-vjeçari

Një nga personat e aksidentuar mbrëmjen e së enjtes në superstradën Lezhë-Laç ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një shtetas francez, 65-vjeç.

Ai ishte dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar. Përplasja e dy makinave ndodhi mbrëmjen e kaluar ku dyshohet se shkak i ngjarjes është një parakalim i gabuar.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar shoferi i makinës tjetër, një 23-vjeçar nga Fushë Kuqe.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin: S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”, njoftoi policia.

Si pasojë e përplasjes së fortë makinat përfunduan jashtë rrugës, ndërsa dëmet siç duken edhe nga pamjet ishin shumë të mëdha.