Kuvendi i Shqipërisë i është kthyer sot normalitetit, duke shënuar ditën e parë të qetësisë mes demokratëve dhe socialistëve pas 5 muajsh kaosi.
Tensionet e vetme ishin në kampin opozitar, pasi dy miqtë të kthyer në armiq, Gazmend Bardhi dhe Lulzim Basha janë ulur pranë njëri-tjetrit.
Nga fotot e kapura nga LSA, të dy ishin të zënë duke shkëmbyer mesazhe. Por në një moment, Basha i dorëzohet kuriozitetit dhe zgjat sytë nga telefoni i Bardhit.
Ndërsa pak më tutje qëndronte i qetë Agron Gjekmarkaj, i cili duket se e ka humbur fjalimin e Sali Berishës dje nga dritarja e shtëpisë së tij dhe po e lexonte me vëmendje.