Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Velipojë paraditen e sotme, ku një i moshuar që lëvizte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë.
Viktima është identifikuar si K.U., njofton Policia e Shkodrës.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.