Aktualitet E rëndë në Gramsh/ 30-vjeçari mbytet në liqenin e Banjës

E rëndë në Gramsh/ 30-vjeçari mbytet në liqenin e Banjës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh. Dyshohet  se një person është mbytur në liqenin e Banjës.

Buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkasin një 30-vjeçari. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej dy ditësh.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 30-vjeçarit i cili dyshohet të jetë e mbytur.

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarët, të cilët po bëjnë kontroll të zonës.

Rreth 2 orë më parë u paraqit shtetasi Selaudin Braimllari në Komisariat dhe bëri kallëzim për djalin e tij (me probleme të shëndetit mendor) Ilir Braimllari lindur me 29.11.1990 banor në Pishaj, larguar dje pasdite nga banesa. Ai dyshohet të jetë vetëmbytur në fshatin Qerret.

“Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Gramsh, ka kallëzuar shtetasi S. B., se pasditën e djeshme, i ishte larguar nga banesa djali i tij shtetasi I. B., 30 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, dhe rreth orës 12:30, kanë gjetur në afërsi të liqenit të Banjës, në fshatin Qerret, sende të 30-vjeçarit (qese me duhan), i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëses sëbashku me familjarët vijojnë kërkimet përgjatë rrjedhës së liqenit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit I. B., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.