Aktualitet Dënohet me 3 vite burg ish-kryetari i Dhomës së Avokatisë

Dënohet me 3 vite burg ish-kryetari i Dhomës së Avokatisë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 3 vite burgim për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit, avokatin dhe ish-kryetarin e Dhomës së Avokatisë, Arben Lena.

Megjithatë, ai do të vuajë vetëm dy vite dënim pasi do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar.

“Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Arben Lena me 2 (dy) vite burgim. 3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arben Lena do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 27.01.2024 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për të pandehurin Arben Lena për një periudhë kohore prej 3 (tre) vjetësh”, thuhet në vendim.

Sipas SPAK ai premtoi se do të ndikonte në zbutjen e masës së sigurisë për një të akuzuar për trafik në këmbim të 5 mijë eurove.

Personi që donin të lironin, është Blerand Kozici. Sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.