Aktualitet Dhunuan Klea Prengën, lëshohet urdhër-ndalimi për motrat Berisha, sekuestrohen dy makinat e...

Dhunuan Klea Prengën, lëshohet urdhër-ndalimi për motrat Berisha, sekuestrohen dy makinat e tyre

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër-ndalimi për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

Ato akuzohen për plagosjen ndaj 24-vjeçares Klea Prenga, të cilës i shkaktuan dëmtime të rënda në fytyrë.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar dy automjete të motrave Berisha. Bëhet fjalë për automjetin me të cilën udhëtonin natën e ngjarjes, ndërsa makina e dytë është që përdorën për t’u larguar më pas.

Sherri mes motrave Berisha dhe Klea Prengës ndodhi në javën e parë të muajit Gusht në kryeqytet.

Që prej asaj kohe, Antonela dhe Mariela Berisha janë në kërkim.

Zyrtarisht sipas TIMS rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit.

Ndërkohë që motrat Berisha kanë zgjedhur që të mos bëjnë asnjë reagim publik në lidhje me ngjarjen, ndërsa në faqen e tyre të biznesit, një dyqan rrobash, kanë vazhduar aktivitetin e tyre me postime dhe reklamimin e veshjeve.