Aktualitet Aksident me vdekje në Laç, 24-vjeçari përplas të moshuarën

Aksident me vdekje në Laç, 24-vjeçari përplas të moshuarën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Laç, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Viktima është 72-vjeçarja M.Gj., sipas policisë.

Automjeti që përplasi të moshuarën drejtohej nga një 24-vjeçar me iniciale S.K.

Policia ka shoqëruar shoferin në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.