Aktualitet 61-vjeçari rrëzohet nga kati i dytë i një spitali në QSUT

61-vjeçari rrëzohet nga kati i dytë i një spitali në QSUT

Një 61-vjeçar është rrëzuar nga kati i dytë i një spitali në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, dhe dyshohet të jetë aksidentale.

Siç bëhet e ditur, 61-vjeçari nga Burreli ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po hetohet për zbardhjen e rastit.