Nëse ti je ndër ata që nuk e nis dot ditën pa diçka të ëmbël, është koha ta rimendosh këtë zakon të përditshëm. Edhe pse konsumimi i një ëmbëlsire mund të jetë kënaqësia jote e përditshme, konsumimi i tepërt i sheqerit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor.
1- Ndikon në kujtesë dhe përqendrim
Studimet tregojnë se një dietë e pasur me sheqer mund të zvogëlojë kapacitetin e trurit për të krijuar dhe ruajtur kujtime të reja. Luhatjet e nivelit të glukozës ndikojnë në rritjen e niveleve të kortizolit (hormoni i stresit), duke dëmtuar strukturat e trurit përgjegjëse për proceset e të mësuarit dhe kujtesës, si hipokampusi.
2- Shton rrezikun për depresion dhe ankth
Konsumimi i sheqerit është i lidhur ngushtë me rritjen e rrezikut për depresion dhe ankth. Inflamacioni në tru, i shkaktuar nga sheqeri, kontribuon në zhvillimin e simptomave të depresionit. dhe pse fillimisht sheqeri ju jep një ndjenjë kënaqësie, pasojat e tij shkaktojnë një rënie të shpejtë të energjisë dhe humorit, duke krijuar një cikël të pafund luhatjeje.
3- Rrit gjasat për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative
Konsumimi i tepërt i sheqerit është i lidhur me rritjen e niveleve të insulinës, që mund të dëmtojë qelizat e trurit dhe të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer-i dhe Parkinson-i. Studimet tregojnë se ata që konsumojnë shumë sheqer kanë më shumë mundësi të zhvillojnë Alzheimer në moshë të rritur.
4- Krijon varësi
Sheqeri krijon një varësi të ngjashme me drogat, duke stimuluar lirimin e dopaminës, substancës kimike që na bën të ndihemi të lumtur. Kjo i jep trurit një ndjenjë kënaqësie, duke na detyruar të kërkojmë më shumë për të ndjerë të njëjtën kënaqësi.
Si ta përdorim sheqerin në mënyrë të shëndetshme?
Nëse nuk mund të imagjinosh ditën pa diçka të ëmbël, është koha të jesh më i vetëdijshëm për ndikimet që sheqeri ka në trurin tënd. Po, mund ta shijosh ëmbëlsirën herë pas here, por kujdes! Truri yt do të të falënderojë nëse e kontrollon konsumimin e tepërt të sheqerit.