Aktualitet Vrau burrin dhe më pas i dha fund jetës! Detaje të reja...

Vrau burrin dhe më pas i dha fund jetës! Detaje të reja nga ngjarja tragjike e çiftit shqiptar në SHBA

SHBA- Një çift shqiptarësh nga Kosova, Pajtim dhe Sabrina Krasniqi janë gjetur pa shenja jete në apartamentin e tyre në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia amerikane ka deklaruar se gruaja 27-vjeçare ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj, Pajtimin.

Pas kësaj, Sabrina Krasniqi ka kryer vetëvrasje. “Pas hetimeve kemi konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj, Pajtimin. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit”, tha policia në SHBA. Nuk ka një arsye të qartë se përse ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Sipas efektivëve, në banesë janë dëgjuar gjashtë të shtëna në total. Apartamenti që ndodhej në katin e 45 të një rezidence luksoze ishte marrë me qira.

Në lidhje me tragjedinë e ndodhur, ka reaguar edhe motra e Pajtim Krasniqit. Albana përmes një postimi në rrjetet sociale në anglisht akuzon bashkëshorten e të vëllait se ajo e ka vrarë Pajtimin. Sipas saj, Sabrina e vrau Pajtimin, duke tradhtuar besimin e tij.