Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka vijuar edhe sot me deklaratat e tij të ashpra teksa po fliste në çadrën e protestës.
Ai hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, si e kapur nga krimi dhe u zotua se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën Kryeministër.
“Na godisni me shuplakë do t’ua kthejmë me grusht. Protesta nuk është lojë, por një luftë pa kthim. Bashkohuni dhe goditini me grusht. Protesta të mos provokohet sepse ne nuk do të tolerojmë”, ka thënë Basha përpara protestuesve.
Deklarata të tilla të forta kreu i opozitës i bëri edhe një ditë më parë, kur u tha protestuesve t’i shpojnë gomat e makinave dhe t’u thyejnë xhamat qeveritarëve të korruptuar.
Kryesore Thirrje të tjera nga Basha: Bashkohuni dhe goditini me grusht!