Sport Morati rrëfen sekretet e Interit: Ishim në tratativa për Iniestën, ndërsa Ibra...

Morati rrëfen sekretet e Interit: Ishim në tratativa për Iniestën, ndërsa Ibra dhe Pirlo…

Masimo Morati ka qenë një nga presidentët më jetëgjatë në krye të një klubi italian dhe një ndër më të suksesshmit.

Në një intervistë në mediat italiane, Morati ka rrëfyer shumë nga prapaskenat e merkatos kur ka qenë në krye të Interit.

Zaneti?

“Blerja ime e parë e vërtetë në krye të Interit ishte Zaneti. Ai nuk ka ardhur si një zgjedhje e dytë. Më kishin dërguar videokasetat e tij nga kampionati argjentinas. Një natë më telefonuan dhe pyetën nëse duhet të procedonin për blerjen e tij. Unë shkova zgjova një nga djemtë e mi dhe i tregova videokasetën. Mora telefonin dhe urdhërova të blihej Zaneti”.

Dështimi për të blerë Iniestën?

“Në një farë mënyre ishte Iniesta një nga dështimet e mia. Por kjo erdhi pas një mbylljeje totale nga ana e lojtarit. Në atë kohë ne kishim fuqi financiare për të blerë këdo lojtar. Takova drejtuesit e Barcelonës dhe sa përmenda emrin e tij, qëndrimi ishte i prerë për jo. Mund të kishim bërë një ofertë, por ai nuk do të shitej kurrë. Të njëjtën gjë kemi bërë dhe për Mesin pothuajse, por kur ishte nën 18 vjeç. Te Barcelona kujdeseshin Mesin si një baba për fëmijën e vet, pasi ai kishte probleme me shëndetin.”

Pirlo?

“Me Pirlon kur ai kaloj nga Milani te  Juventusi, pati një kontakt, por nuk kishte shumë dritë për një kthim të tij tek Interi”.

Ibrahimoviç?

“Ai më ka telefonuar mua kur kaloi nga Barcelona te Milani. Këtë gjest e kam vlerësuar shumë. Ai më kishte thënë se nëse do t’i bënim një ofertë do të zgjidhte ne. Ne bëmë ofertën tonë po ishte më e ulët se e Milanit”.

Murinjo?

“Herën e parë që Murinjo erdhi në shtëpinë time ishte i maskuar, si një spiun. Kur ai mendoi se kishte kaluar çdo rrezik, një koleg bërtiti: “Joseeeeee Joseeeee!!!”.