Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka dalë këtë të diel në zonën e Paskuqanit për të takuar e biseduar me qytetarët e kësaj zone.
Pasi takoi një grua të divorcuar me një fëmijë, e cila u shpreh se i është refuzuar ndihma ekonomike, edhe pse nuk ka të ardhura të tjera, Lulzim Basha u shpreh se në ish-Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Paskuqan.
“Në Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Paskuqan. Kjo tregon se qeveria e ka humbur komplet kontaktin me realitetin. Ti e meriton ndihmën ekonomike dhe duhet ta marrësh. Ato para që duhet të marrësh ti sot i merr një oligark. Me lekët e një muaji që ti merr për ndihmë ekonomike, ata i harxhojnë për 10 min drekë. Kjo duhet të ndryshojë të mos e lëmë të bëhet më keq. Ky shtet nuk do t’ia dijë për ty dhe nuk e di që ti ekziston. të kesh besim se ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë në protestë më datë 16 mars”, tha Basha.