Kryesore INTERESANTE/ Kush ishte shqiptari që themeloi jetën islame në Zelandën e Re

INTERESANTE/ Kush ishte shqiptari që themeloi jetën islame në Zelandën e Re

Në Zelandën e Re u shënua këtë të premte një prej akteve më të rënda të krimit fetar, ku gjatë sulmit ndaj dy xhamive u vranë afro 50 besimtarë e shumë të tjerë u plagosën.

Vrasësi kryesor, Brendon Tarant nga Australia, 28 vjeç e përligji krimin e tij të llojit terrorist, pikërisht me një urrejtje ndaj muslimanëve, duke i konsideruar ata si “jo të bardhë” në tokat e “të bardhëve”. Pos kësaj, armët e tij përmbanin simbole e emra me kontekst anti-musliman, siç qenë dhe ato të heronjve serbë, ndërkohë që në makinë kishte lëshuar këngë çetnike.

Dhe ekziston një koinçidencë në faktin se njeriu ka ngritur e themeluar të parën xhami në Zelandën e Re është një shqiptar.

Fjala është për prishtinaliun Mazhar Krasniqi (me kostum). Ai mbërriti në Zelandën e Re në vitin 1950, i përzënë nga ish-regjimi komunist jugosllav, për ta ndërtuar aty jetën e tij, ku bashkëshoqërues pati thirrjen islame.

Ishte pikërisht ai që udhëhoqi bashkësinë muslimane të Zelandës së re në vitet ‘70 – ’80, duke qenë dy herë presidenti i saj. Ndërkohë, ishte dhe posedues i një restoranti me famë të quajtur “Shqipëria”.

Përhapja e Islamit në Zelandën e Re, i dedikohet pikërisht Mazhar Krasniqit shkruan portali tesheshi.com.