Një lapsus që mund të mbetet thjesht rastësor, por edhe me një indicie të parakohshme për të ardhmen, ishte ai i Joe Biden në Shtetet e Bashkuara, teksa fliste përpara 1.000 demokratëve në një darkë të shtruar në vendlindjen e tij, Delaware.
Për pak çaste u duk se ai shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Amerikë, përpara se të vetëkorrigjohej në deklaratat e tij. Ish-zv.presidenti amerikan, nën drejtimin e Barack Obamës, u shpreh se arritjet e tij ishin më progresivet nga “cilido që garon për Shtetet e Bashkuara”, përpara se të korrigjonte vetveten me frazën “cilindo që mund të garojë”.
Audienca aq donte dhe u ngrit e tëra në këmbë, për të thirur në kor “garo Joe, garo!”, ndërsa Biden ritheksoi faktin se nuk donte të nënkuptonte këtë gjë.
76-vjeçari Biden, para komisionerëve dhe udhëheqësve të partisë në qytetin e Doverit tha gjithashtu se, ka ardhur koha të riparojhet “shtylla kurrizore” e vendit, por kërkoi edhe konsensus politik për të shkuar përtej asaj që ai e quajti panoramë politike “mesatare, e vogël e vicioze” të së sotmes.
“Më kanë thënë se kritikohem shumë nga e majta e re – tha ai, duke iu referuar një grupi demokratësh të ri të së majtës, përfshi edhe kongresmenen Alexandria Ocasio-Cortez. – Por unë kam arritjet më progresive se kushdo që garon për Shtetet e Bashkuara”. Për të korrigjuar më pas shprehjen “kushdo që mund të garojë”.
Biden, krahu i djathtë i presidentit Barack Obama në vitet 2009-2017, shtoi më tej se zgjedhjet e vitit 2020 do të jenë më të rëndësishmet në një shekull.
Lapsusi mund të jetë rastësor, por edhe jo, pasi spekulimet se Biden mund të shpallë kandidaturën e tij kanë arritur nivele të jashtëzakonshme.
Nëse ai do të garojë realisht, Joe Biden do t’i bashkohet një gare me shumë rivalë, pasi deri më tani janë 15 demokratë që janë deklaruar synimet e tyre.
Mes tyre janë senatorët Elizabeth Warren, Kamala Harris dhe Bernie Sanders, të cilët garuan edhe ndaj Hillary Clintonit në vitin 2016. Ish-kongresmeni i Teksasit, Beto O’Rourke iu bashkua garës javën e kaluar.