Këshilltarja e lartë e Presidentit amerikan, Donald Trump, Kellyanne Conway është bërë objekt debati kur kamera e ka kapur me këmbët e gjunjëzuara sipër kolltukut në Zyrën Ovale, pa e prishur terezinë.
Fotot e saj me këmbë të kryqëzuara dhe pak të hapura sipër kolltukut po bëjnë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale teksa përpiqej t’i bënte foto Presidentit Trump, gjatë takimit me disa figura të kolegjeve dhe universiteteve.
Sipas Daily Mail, këshilltarja ka vijuar të qëndrojë në këtë pozicion edhe pasi i ka bërë foto presidentit duke shkëmbyer mesazhe në celularin e saj.
Një lumë kritikash, por edhe tallje janë hedhur në drejtim të këshilltares, duke e konsideruar pozicionin e zgjedhur nga ajo si aspak të hijshëm dhe mungesë respekti.