Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur pranë liqenit Frakull në qytetin e Fierit.
Predha mendohet se i përket aviacionit luftarak italian.
Ajo ka një gjerësi 30 cm dhe gjatësi 1.3 m. Predha është e pa shpërthyer. Ajo u gjet nga një fermer, i cili po mbillte ullinj, duke hapur gropa.
Forcat xheniere po merren për shpërthimin e saj të kontrolluar, duke bërë rrethimin e zonës.