Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Kukësit sot për të prezantuar Safet Gjicin si kandidatin për kryetar bashkie të këtij qyteti.
“Kandidatin për kryetar bashkie nuk e sollëm por e gjetëm mes jush, ja ku e keni këtu. Është pretendent për kampion po nuk fituat kampionatin te paktën fitoni bashkinë. Me vjen keq që jemi në kushtet kur kundërshtarët i kemi jashtë forme. Sado skuadër e mirë të jesh kur duhet të luash me një skuadër jashtë forme është e vështirë të luash në formë të shkëlqyer”, u shpreh kryeministri
Nuk la pa thumbuar demokratët që mesditën e sotme kishin dalë me qëllim që ti bllokonin rrugën por u ndaluan nga policia.
“Ju njiheni për mikpritjen, megjithëse disa tek rruga e thyejnë. Megjithatë çdo pyll ka derrat e vet!”
Rama nënvizoi se jemi në moment të ndryshimit të madh që kërkon të shoqërohet me ndryshim në bashki dhe premtoi se aeroporti do hapet brenda 12 muajsh.
“Shumica do vijnë për festa por dhe ca për protesta“, tha me batutë Rama.
Rama u ndal dhe tek protestat e opozitës duke lënë të kuptohet se këto nuk sjellin zgjedhjet e parakohshme, por dëmtojnë vendin.