Bota Hahn: Të pranohet rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni

Hahn: Të pranohet rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni

Eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, përmes rrjetit social “Twitter” ka komentuar vendimin e presidentit maqedonas Ivanov që mos mandatojë kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re.

Hahn shkruan se në një vend demokratik shumica parlamentare duhet të respektohet.

“Në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni: Gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektohet rezultati i zgjedhjeve të parakohshme.

Në një demokraci, shumica parlamentare duhet të respektohet edhe nëse një gjë e tillë nuk i pëlqen. Prej këtu pres që gjithë liderët dhe institucionet në interes të qytetarëve të lejojnë që proceset demokratike të zhvillohen”, shkruan Hahn.