Edhe pse ka nisur me diell, muaji Prill nuk i ka shpëtuar luhatjeve të përhershme të asaj që njihet si periudha e ‘Plakave të Prillit’.
Tirana u përfshi pasditen e sotme nga reshje shiu dhe breshëri, të cilat pritet të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.
Për rreth 10 minuta në kryeqytet ka rënë breshër i madh i shoqëruar nga reshje mjaft të dendura.
Përveç reshjeve, gjatë këtyre ditëve është vënë re edhe një luhatje temperaturash të cilat kanë rënë me disa gradë nga ato të ditëve të mëparshme.