Pas humbjes së thellë çnderuese të Barcelonës 4-0 nga Liverpool, është dikur tejet qesharak një status i klubit katalanas lëshuar në Twitter fill pas pësimit të golit të parë.
Më bindjen se një gol nuk do mund ta diskutojë triumfin e Barçës, ardhur kjo pas garancisë që jepte fitorja pastër e ndeshjes së parë 3-0, me një kundërshtar pra që nuk kishte arritur të shënonte në transfertë, katalanasit shfaqin bindjen se me një gol të shënuar prej tyre do e bënin dhe më të pamundur fitoren e kundërshtarit.
“Ne shënojmë një gol, Liverpool ka nevojë për pesë dhe me siguri që do t’ia arrijmë kësaj. A jeni dakort?”, u shkrua në profilin zyrtar të Twitter-it të Barcelonës pas golit të parë të Origit.
“The Reeds” shënuan dhe tre të tjerë pa pësuar asnjë, gjë që e shndërroi më pas statusin e tyre në objekt talljeje.