Politika Presidenti francez anulon vizitën në Shqipëri, ja arsyeja

Presidenti francez anulon vizitën në Shqipëri, ja arsyeja

President i Francës, Francois Hollande nuk do të vijë në Shqipëri. Burime zyrtare kanë konfirmuar për Top Channel se kreu i pallatit Elize ka anuluar turin e tij të vizitave, pjesë e të cilit ishin edhe Tirana e Beogradi.

Motivet zyrtare të anulimit të këtyre vizitave nuk janë bërë publike, por Top Channel ka mësuar se situata politike në Francë ka detyruar Hollande të heqë dorë prej tyre, vetëm pak muaj përpara përfundimit të mandatit si president.

Fushata elektorale dhe sondazhet, të cilat nuk e nxjerrin aspak favorite Partinë Socialiste të Francës, kanë bërë që eksponentët më të lartë të kësaj partie të kërkojnë nga Hollande ndërprerjen e vizitave dhe një angazhim më të madh të tij në fushatë.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas sondazheve të publikuara, ku Marine Le Pen, e Frontit Nacional ishte në avantazh, ndërsa socialistët francezë ende nuk e kanë përcaktuar kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale, raundi i parë i të cilave do të mbahet më 23 prill.