Zgjimi në mes të natës, ndërkohë që ke për t’u ngritur herët në mëngjes është njëra ndër eksperiencat më frustruese.
Të dëshpëruar për të rënë në gjumë sërish për të vazhduar ditën e nesërme, shumë prej nesh rrotullohen e rrotullohen nëpër shtrat.
Disa e shikojnë orën gjatë tërë kohës në telefonat e tyre, ndërsa disa të tjerë zgjohen për të marrë një gotë me ujë.
Mirëpo studiuesit kanë thënë se këto janë dy gjërat që duhet t’i evitoni së praktikuari nëse doni të flini mirë, shkruan Daily Mail.