Arrestohet Drilon Bareti, koka e organizimit te skemës së mashtrimit financiar me tatimin mbi vlerën e shtuar. Të paktën të tillë e vlerëson prokuroria, administratorin e një kompanie ndërtimi, i cili behet biznesmeni i 16-të që bie në pranga.
Ndërkohë, 15 të arrestuarit e parë ndodhen sot në Gjykatë për caktimin e masës së sigurisë.
Referuar dosjes hetimore, mënyrës se si ata kanë vepruar në një skeme të mirë organizuar, duke i shkaktuar dëme buxhetit të shtetit, prokurorja Elisabeta Ymeraj i kërkoi gjykatës arrest me burg për 14 biznesmene dhe arrest shtëpie për një tjetër.
Garancia 60 mije euro
Avokati i biznesmenit Paqsor Buzi kërkon lirimin e klientit të tij kundrejt garancisë pasurore prej 60 mijë euro.
“Kur kam shkuar në polici më kanë thënë që po akuzohesha për evazion fiskal”, u shpreh Buzi në gjykatë.
Buzi, i cili është njëherazi administrator dhe aksioner me 50% i kompanisë së ndërtimit G.P.G Company sh.p.k u arrestua bashkë me 14 biznesmenë të tjerë në Tiranë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”.
Ai është kontraktori më i madh i qeverisë në projektet e Rilindjes Urbane, Paqsor Buzi i kompanisë së ndërtimit G.P.G u arrestua mbrëmjen e së mërkurës si pjesë e një grupi biznesmenësh që dyshohet se janë përfshirë në një skeme mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH.