Edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas tërmeteve të sotme.
Kryedemokrati ka shprehur solidaritet të plotë me qytetarët e plagosur, ndërsa thotë se me ndihmën e njeri tjerit do të kalojë edhe kjo situatë tonditëse, e cila shkaktoi frikë dhe panik tek qytetarët në Durrës, Tiranë dhe në disa qytete të tjera.
“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”-shkruan Basha.