Milani do të luajë mbrëmjen e nesërme në transfertë ndaj Genoas një sfidë mjaft delikate. Trajneri Marco Giampaolo është padyshim në qendër të akuzave për fillimin negativ të sezonit, që i sheh kuqezinjtë me vetëm gjashtë pikë pas gjashtë javësh.
Pikërisht numri një i kuqezinjve ka folur ditën e sotme në konferencën në kuadër të ndeshjes. Giampaolo është shprehur se ekipi duhet të reagojë dhe këtë situatë nuk e ka pritur një situatë të tillë te Milani.
TIFOZËT – “Nuk i diskutoj kontestimet e tyre, është e drejtë ajo që po bëjnë. Skuadra nuk po bën atë që duhet të bëjë. Na duhet një nivel i lartë përqendrimi dhe kthjelltësie për të luajtur një futboll të mirë.
DORËHEQJA – “Ndonjëherë është e nevojshme, ndonjëherë jo. Jam gjithmonë kundër kësaj çështjeje. Kush ikën do të thotë që është dorëzuar”.
KRITIKAT – “Jam mësuar të vuaj nga ato që fliten në futboll. Unë vazhdoj të punoj dhe nuk i dëgjoj kritikat gjatë punës. Afrimiteti me ekipin është thelbësor. Gjithmonë do të vazhdoj të bëj gjërat që kam bërë deri tani, pasi këto gjëra më kanë sjellë këtu ku jam sot.”
PIATEK – “Milani nuk mund të heqë dorë nga sulmuesi kryesor. Nëse nuk është ai për të bërë golat, kush do të jetë? Mund të qëndrojë dy apo tre ndeshje jashtë, por kjo nuk do të thotë që po heqim dorë nga sulmuesi dhe golashënuesi ynë.
ARYSEJA E KRIZËS – “Askush nuk e priste këtë situatë. Për fat të keq gjërat nuk kanë shkuar mirë dhe duhet të bëjmë diçka për ta lënë pas këtë moment negativ.”