Kryeministri Edi Rama, pas shkarkimit të 7 ministrave, ka postuar në mediat sociale një foto me ministrat e rinj dhe ata të shkarkuar. Rama nuk ka zgjedhur të zgjatet në koment për këtë foto, por shkruan vetëm “photo of the day”, foto e ditës. Po në një postim në Instagram, Rama ka vendosur një emoji me shtrëngim duarsh
Këto ndryshime të mëdha kreu i ekzekutivit i njoftoi këtë paradite të së premtes, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS.
Ministrat që u larguan:
Senida Mesi, Zv.kryeministre
Arben Ahmetaj, Ministri i Financave
Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë
Ditmir Bushati, Ministër i Jashtme
Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit
Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit
Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës
Ministrat që i zëvendësuan:
Erion Braçe, Zv.Kryeministër
Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe energjisë
Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme
Besa Shahini, ministre e re e Arsimit
Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit
Elva Margariti, Ministre e Kulturës
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin