E ftuar në episodin e rradhës në emisionin “Diaspora” është mamia e njohur Razije Musa.
Razija ka rrëfyer rrugëtimin e saj nga Kosova në Liban në vitin 1982, ku ka kryer profesionin e saj si mami në maternitet, dhe pas 10 vitesh është shpërngulur në Britaninë e Madhe.
Në botë ajo njihet si mamia e shumë familjeve VIP, duke nisur nga Princi i Arabisë, një Duke në Britaninë e Madhe, dhe deri tek aktori agjenti 007 Roger Moore.
Razija ka treguar disa histori personale të përjetuara në familjet VIP, si dhe marrëdhënien e saj me fëmijët e personazheve të njohur. Një nga episodet që ajo kujton është momenti kur princit të Arabisë nuk i lejoji të prekte fëmijën e sapo lindur, pasi ai vinte direkt nga fitnessi dhe duhej të lante duart dhe trupin përpara se të prekte fëmijën.
Si trajtohej ajo në shtëpitë dhe kështjellat mbretërore, dhe çfarë këshillash i jepte prindërve VIP.
Razija jetën e saj e ndan aktualisht midis Kosovës dhe Britanisë. Projektet e saja janë shtrirë edhe në Kosovë, ku ajo po ndihmon shumë nëna të reja me foshnjet e tyre. Rrëfimin e plotë të Razije Musës e ndiqini në emisionin Diaspora në linkun më poshtë.