Aktualitet Përvjetori i ekstremistit Kacifas, qindra grekë në Bularat

Përvjetori i ekstremistit Kacifas, qindra grekë në Bularat

Qindra shtetas grekë kanë shkuar në Bularat të Gjirokastrës për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 1-vjetorit të vdekjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas.

Forca të shumta policie ndodhen Gjirokastër, por edhe në zonat kufitare.

Kostandinos Kacifas mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit të kaluar gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat. Gjatë festimeve për festën kombëtare të Greqisë, Kacifas qëlloi me armë në ajër dhe pasi pa që po afrohej patrulla e policisë, hapi zjarr dhe ndaj makinës së tyre.