Një konkurrente ukrainase ka interpretuar një këngë në gjuhën shqipe gjatë konkurrimit të saj të djeshëm në “The Voice of Greece”.
Angelina Statyeva këndoi këngën arbëreshe “Lule, lule” dhe i tha jurisë se është një këngë speciale për të.
“Është një këngë nga Ballkani, në gjuhën shqipe. Një këngë e veçantë për mua”, tha Angelina.
Angelina arriti të kthejë të gjithë anëtarët e jurisë, të cilët shtypën butonin sapo dëgjuan zërin e saj të bukur dhe të fuqishëm.