Interpol Tirana bën me dijë ekstradimin nga Greqia të një shtetasi, i cili ishte dënuar me mungesë me 18 vite burg për vrasje.
“Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale ‘Vrasje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.
Por kush është A.M? Bëhet fjalë për shtetasin Andon Mërkuri, vëllai i ish-kryetarit të PS Sarandë, Gjergj Mërkuri. Ishte viti ’97 kur i ndjeri u përfshi në një sherr me 55-vjeçarin Shametaj, ku më pas ky i fundit e ka qëlluar me kallashnikov, atë kohë në duar të shumicës së shqiptarëve, duke i marrë jetën. Dhe pas gati 22 vitesh, merr fund pandëshkueshmëria e tij.