Aktualitet Furnizonin me drogë tregun francez, kapen dy shqiptarët në tunelin e Malit...

Furnizonin me drogë tregun francez, kapen dy shqiptarët në tunelin e Malit të Bardhë

Forcat e policisë në Itali shkatërruan një bandë të trafikimit të lëndëve narkotike të llojeve të forta që furnizonte rajonin e Savojës në Francë, përmes tunelit nga Mali i Bardhë nga Italia. Në fund të këtij operacioni u arrestuan dy të rinj shqiptarë që udhëtonin me një makinë tip Benz, pikërisht në hyrje të këtij tuneli.

Gjatë kontrollit të mjetit, dy shqiptarëve iu gjetën dhe 100 mijë euro të fshehura në pjesën e motorit. Dy të arrestuarit kishin vizë turistike dhe shkonin në Francë mesatarisht një herë në tre javë dhe furnizonin me kokainë dhe heroinë dy bashkëkombas të tyre të cilët e shpërndanin.

Me paratë e fituara nga droga më pas blinin mjete të shtrenjta në Zvicër, të cilat i shisnin në Shqipëri.

Më pas, forcat e policisë zbuluan dhe një vend që përdorej si laborator droge në Saint-Julien, pranë kufirit me Zvicrën, brenda së cilit u gjetën dhe 60 mijë euro të tjera, 1.5 kg heroinë dhe 1.7 kokainë. Vlera e mallit të sekuestruar do të arrinte në treg shifrat 500 mijë euro.