Makina e gjyqtarit të Gjykatës të Shkodrës Andri Ymeri është djegur nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 të së dielës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.
Dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip “Benz” i gjyqtarit dhe pasi e kanë lyer me benzinë i kanë vënë flakën makinës së parkuar pranë Kishës Françeskane.
Zjarri ka shkrumbuar edhe një automjet tjetër që ndodhej ngjitur me të. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën e gjyqtarit që në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës së Shkodrës.