Hermes Nikaj ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij për shfrytëzim prostitucioni.
“Zogu i Tiranës” tha në polici që vajzat shkonin me dëshirë dhe nuk i dërgonte ai.
“Nuk kam ushtruar prostitucion, vajzat shkonin me dëshirë. Nuk i dërgoja unë. Vajzat kërkonin vetë të shkonin nëpër lokale dhe jo kundrejt pagesës, ky nuk quhet prostitucion“, tha ai gjatë dëshmisë.
Hermes Nikaj dhe tre persona të tjerë u arrestuan të dielën (24 nëntor) për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.
Arrestimi i 4 personave u bë në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës.
Nga hetimet rezulton Hermes Nikaj siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion. Ai i dërgonte ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.
Gjithashtu shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike, fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion.
Ajo i dërgonte ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 euro nata.