Mbrëmjen e djeshme është shkrumbuar nga flakët makinë e gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri, nga persona ende të paidentifikuar.
Ymeri është shprehur se makina është djegur për shkaqe që lidhen me detyrën e tij ndërsa shprehet se nuk i trembet askujt, edhe pse është i shqetësuar.
“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi ta harrojnë që më bëjnë presion për shkak të detyrës. Gjyqtari duhet të jetë i përmbajtur dhe i rezervuar, çfarë kam pasur për të thënë, i kam thënë institucionalisht. Sigurisht që jam i shqetësuar”
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 të së dielës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip “Benz” të gjyqtarit dhe pasi e kanë lyer me benzinë, i kanë vënë flakën makinës së parkuar pranë Kishës Françeskane.
Zjarri ka shkrumbuar edhe një automjet tjetër që ndodhej ngjitur me të.