“Do të më pëlqente të luaja me Firmino, në kombëtare ose mbase te Liverpool”. Janë këto fjalët plot muzikë të Gabriel Barbosa, futbollisti i momentit në Amerikën Jugore. Sulmuesi brazilian u rrëfye nëpërmjet një interviste të gjatë dhënë për tabloidin britanik “The Sun”.
“Firmino është një futbollist fantastik, e admiroj vërtetë. Për mua ai është një burim frymëzimi. Liverpool është një skuadër për të cilën të gjithë duan të luajnë, por është e vështirë të flasim në këto momente. Jam i përqendruar te Botërori për Klubet.
Më pëlqen shumë Premier League, bashkon forcën, teknikën dhe shpejtësinë. Pastaj është një vend që do të më pëlqente të luaja, një prej kampionateve më të mirë në botë. Të fitosh Premier League duhet të jetë e jashtëzakonshme, por kam një kontratë me Inter dhe jam i Flamengos deri më 31 dhjetor. Për të ardhmen do të mendoj pas Botërorit të Klubeve”, deklaroi ndër të tjera Gabigol.