Autoritetet italiane kanë finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm, i cili ka çuar në shkatërrimin një bande trafikantësh droge italo-shqiptare.
Me urdhër të Prokurorisë së Firences janë vënë nën masë arresti 9 persona, 7 shtetas shqiptarë e 2 italianë me akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë e kokainë.
Gjashtë persona janë vënë nën pranga, 1 në arrest shtëpiak dhe 2 të tjerë nën urdhër e detyrim paraqitje.
Ata janë:
-Lulezim Shkurtaj
-Eduart Tahiraj
-Floriand Tahiraj
-Robert Lazaj
-Valerio Navarra
Operacioni i koduar “Sabbia 2” (Rëra 2) ka zbardhur lidhjet e këtij grupi kriminal me mafiozin Valerio Navarra, kalabreze e banues në rajonin e Toskanës, i cili i përket klanit Zungri të mafias kalabreze, Ndrangheta.
Bosi mafioz ishte pronar i një picerie të njohur në qytetin e Pistoias.
Hetimet e operacionit janë drejtuar nga prokurorja e Firenzes Giuseppina Mione e kanë zgjatur nga tetori i 2018 deri në mars të 2019.
Arrestimet janë ekzekutuar në qytetet e Firence, Pistoia, Pisa e Vibo Valentia.