Ekonomi Komisioni i Ekonomisë miraton shkarkimin e tij nga BSH, Malaj: Do ta...

Komisioni i Ekonomisë miraton shkarkimin e tij nga BSH, Malaj: Do ta çoj në Strasburg

Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë votuan pro shkarkimit të Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, duke miratuar kështu propozimin e dorëzuar nga Qeveria pak ditë më parë.

Vendimi do t’i kalojë Kuvendit për t’u miratuar në seancë plenare, por gjatë fjalës së tij në komision, ish-ministri i Financave tha se do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje deri në fund. “Akuzat tuaja janë të lehta për t’u hedhur poshtë dhe ballafaqimi në Gjykatën e Strasburgut është gjëja më e lehtë për mua”, tha Malaj.

Lidhur me akuzat që ishin ngritur në drejtim të tij, ku citoi mungesën e daljeve në media për të folur për ekonominë, Malaj tha: “Nuk ka pasur muaj kur nuk jam shprehur për zhvillimet ekonomike të vendit tim. Prezenca ime publike ka qenë maksimale në analizën e ekonomisë dhe zhvillimit të vendit, qoftë për politika fiskale, qoftë monetare. Kam qenë publik për debatin që Banka e Shqipërisë nuk duhet të që të mbështesë ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve të vegjël, pasi tregjet financiare kanë rriskull potencial me krizën e vitit 2008. Ka dy vjet që vonohet dhe komisioni juaj nuk është marrë me këtë”.

Në 5 dhjetor, me një vendim qeverie, Malaj u pezullua nga detyra e anëtarit të këshillit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pas nismës së ndërmarrë nga 28 deputetë socialistë.