Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përjashtuar nga çdo aktivitet futbollistik të këtij sezoni ekipin e Shkumbinit, për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit në ndeshjen Shkumbini-Dinamo.
Gjithashtu, klubi peqinas është gjobitur me 1.000.000 lekë dhe është zbritur një kategori më poshtë, në Kategorinë e Dytë.
Ndërkohë, futbollisti i Shkumbinit, Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes është dënuar me përjashtimin përjetë nga çdo aktivitet futbollistik i organizuar nga FSHF.