Dielli shënoi një rekord në vitin 2019. Ylli ynë është në nivelin e tij më të ulët dhe gjatë vitit disku i tij ka mbetur pa njolla për 271 ditë.
Të dhëna të ngjashme nuk janë regjistruar për më shumë se një shekull. Për t’u rikthyer në rekordin e mëparshëm është e nevojshme të shkohet në vitin 1913, kur Dielli mbeti pa njolla për 311 ditë; viti i tretë i qetësisë ishte viti 2008, kur Dielli mbeti pa njolla për 268 ditë.
Aktiviteti diellor shënohet me cikle prej rreth 11 vitesh secili, ritmi i të cilave shënohet me shfaqjen periodike dhe pak a shumë të shpeshtë të njollave me aktivitet magnetik intensiv në sipërfaqen e yllit tonë.
Bazuar në parashikimet më të fundit të bëra nga NASA dhe agjencia amerikane për hulumtime mbi atmosferën dhe oqeanet, NOAA, minimumi aktual diellor duhet të arrijë kulmin e tij rreth prillit 2020, ndërsa maksimumi i ri pritet në korrik 2025.
“Është një rekord i vërtetë, i cili mund të rritet më tej deri në pranverën e ardhshme”, komenton Mauro Messerotti, nga Observatori i Triestes i Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF).