Zlatan Ibrahimovic debutoi ditën e sotme me Milanin, teksa u aktivizua në minutën e 55-të. Gjithsesi, suedezi nuk arriti të ndihmonte kuqezinjtë, të cilët barazuan pa gola ndaj Sampdorias. Në fjalët e tij të para pas ndeshjes, Ibra u shpreh se debutimi ishte i bukur dhe e ktheu 9-10 vite pas. Gjithashtu, gjiganti i sulmit tregoi edhe se çfarë i mungon Milanit.
“Ndjeva shumë adrenalinë dhe emocione, që më çuan 9-10 vite pas në kohë. Raporti me tifozët është i mirë gjithmonë, më japin shumë motivim. Duket që kemi pak probleme për të gjetur golin, jemi shumë pak konkretë përpara portës. Jam këtu prej katër ditësh dhe po përpiqem t’i ndihmoj të gjithë. Mungon vetëm pak më shumë besim.”
Suedezi foli zbuloi se kishte përgatitur edhe festën nëse do të shënonte. “Duhet të vuajmë për momentin. Tifozët nuk janë të lumtur dhe kanë të drejtë, sepse rezultatet janë negative. Tani të punojmë dhe të mendojmë pozitivisht. Doja shumë të shënoja dhe të bëja shenjën e Zotit poshtë ‘Curva Sud’. Leao? I kam shpjeguar se çfarë lëvizjesh duhet të bëjë”, përfundoi Ibra.