Një fabrikë dyshekësh ka marrë flakë në qytetin e Kavjës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.5 të qytetit. Policia thotë se fabrika është në administrim të shtetasit Gjergj Kralit, babait të kryetarit të Bashkisë, Redjan Krali.
Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse, ndërsa është nisur edhe një grup nga Tirana.
Gjithashtu, nga forcat e Policisë po bëhet evakuimi i banorëve të zonës pasi rrezikohen objektet që janë pranë fabrikës. Si shkak paraprak i flakëve që kanë shkrumbuar fabrikën e dyshekëve të të atit të kryebashkiakut Krali, dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Në momentin që kanë shpërthyer flakët, fabrika ka qenë e mbushur me punëtorë të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin me shpejtësi nga godina.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë fabrika në administrim të shtetasit Gj. K, është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka veç dëme materiale.
Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.