Albin Kurti nga sot është Kryeministër i Kosovës. Votimi i kabinetit të tij qeverisës u bë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 6 Tetorit, të dielën arriti përfundimisht marrëveshje bashkëqeverisëse më Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ishte subjekti i dytë në zgjedhjet e mbajtura 4 muaj më parë.
Në seancën për formimin e qeverisë në Kuvendin e Kosovës janë betuar 15 ministrat e qeverisë Kurti, bashkë me 33 zëvendësministrat. Qeveria në krye me Albin Kurtin u votua nga 86 vota për dhe 10 abstenime.
Ndërkohë deputetët e partive në opozitë, PDK dhe AAK u larguan nga salla e Kuvendit pak minuta para nisjes së votimit.
Më poshtë emrat e ministrave të kabinetit qeveritar të Kurtit:
Zëvendëskryeministër i parë, Avdullah Hoti
Zëvendëskryeministër i dytë, Haki Abazi
Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca
Ministër i Integrimit Europian, Blerim Reka
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit, Hykmete Bajrami
Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi
Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu
Ministër i Ekonomisë, Punësisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe i Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari
Ministër i Mbrojtjes, Anton Quni
Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitija
Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Besian Mustafa
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi
Ministre Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Ivan Milojeviq
Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës
”Të nderuar deputetë unë do të jem kryeministër që respekton parlamentin dhe opozitën që qeverisë mbi bazën e vullnetit të qytetarit”, u shpreh ai para deputetëve Kryeministri Kurti.