Gjithmonë të ndodh që të shohësh diçka të jashtëzakonshme sa herë që zhytesh në thellësitë e deteve. Por këtë herë, instruktorja e zhytjeve Marie-Laure Vergne ka mundur të filmojë një numër vërtet spektakolar të ngjalave në Bali të Indonezisë që lëvizin në sinkron, sikur të jenë duke realizuar një numër artistik.
Këto lloj ngjalash të veçanta qëndrojnë gjithmonë në tufa me nga 100 individë, për t’u mbrojtur nga grabitqarët e ujit deri sa arrijnë pjekurinë. Sipas studiuesve ngjalat e mëdha janë helmuese dhe mund të shkaktojnë deri dhe vdekjen e njeriut, por edhe të vegjlit mund të jenë të dëmshëm.
Kjo specie gjendet zakonisht pranë barrierave koralore, në cekëtina në oqeanin Indian dhe në pjesën perëndimore të oqeanit Paqësor.